DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Liga unike e basketbollistëve Kosovë –Shqipëri nesër dhe pasnesër në Prishtinë

25 Mars 2025
A A
Liga unike e basketbollistëve Kosovë –Shqipëri nesër dhe pasnesër në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Është mbajtur të martën konferenca e parë sportive në kuadër të Final Four të Ligës Unike në Prishtinë. Final 4 i Ligës Unike të Meshkujve do të zhvillohet në Prishtinë më 26 dhe 27 mars, ndërsa organizatorët premtuan spektakël basketbolli që premton emocione të mëdha, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin e Prishtinës me Tiranën, ndërsa theksoi edhe nevojën e përkrahjes së klubeve sportive.

“Bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, ka qenë i ngushtë, kemi bashkëpunime në fushat e sportit, por edhe në fusha të tjera. Ne si kryeqytet kemi ndërmarrë iniciativa të ndryshme për t’i fuqizuar shkollat tona, për t’i njohur talentet që në moshë të re. Po ashtu edhe aspektet fizike. E dimë që ka mungesë të sallave sportive dhe kemi paraparë renovimin e sallave të reja dhe me ndërtimin e shkollave të reja, kemi paraparë të ketë edhe sallën sportive”, tha kryetari Rama.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, vlerësoi lart kalimin e Ligjit për Sponsorizim nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Krijimi i Ligës Unike është e rëndësishme dhe ekipet pjesëmarrëse do të jenë shumë të angazhuara. Javën e kaluar e kishim Ligën unike për femra në Vlorë dhe tashmë po e vazhdojmë edhe te meshkujt. Ndryshimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mëdha dhe dua ta çmoj Qeverinë e Kosovës për kalimin e Ligjit për Sponsorizim dhe ne këtë ligj nuk e kemi. Mbështetja përmes këtij Ligji është e domosdoshme”, tha Ponari.

Rëndësinë e Ligjit për Sponsorizim e përmendi edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, teksa tregoi edhe për rëndësinë e krijimit të kësaj Lige.

“Tash sa është e rëndësishme Liga Unike, besoj se është burim i mjaftueshëm i krenarisë dhe ndjenjave pozitive të atyre që do të marrin pjesë, prandaj kemi vazhduar ta përkrahim dhe subvencionojmë këtë Ligë në të gjitha fazat e zhvillimit. Nuk mund të bëhet kjo punë vetëm me kapacitetet tona, neve na duhet përkrahja e parasë publike. Ne jemi me fat në këtë anë të kufirit që e kemi Ligjin për Sponsorizim dhe i kemi klubet tona paksa të konsoliduara”, tha Fetahu.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se roli i KOK-ut është jetik në promovimin e sportit.

KATEGORITË

  • Botë (1 035)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 219)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (64)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com