Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së 53-të për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se shpreson që Gjykata Kushtetuese ta njohë realitetin që deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë detyrën, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, asnjë nga 30 ditët e dhëna në aktgjykimin kushtetues, nuk është shfrytëzuar “për faktin se deputetët në asnjë rast nuk iu ka dhënë mundësia të votojnë”.
“Gjendja ka mujt mos me ardhë këtu, por ka ardhë. Unë e vlerësoj që asnjë ditë nga 30 ditëshi i Gjykatës nuk është i shfrytëzuar, deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, asnjë ditë nga 30 ditëshi nuk është i shfrytëzuar për faktin se deputetët në asnjë rast nuk iu ka dhënë mundësia të votojnë”, tha ai.
