Kryetari i Nismes Fatmir Limaj, ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Ai pas dështimit të seancës së 47-të me radhë tha se në takim do të bisedohet rreth zgjidhjes për të dalë nga kriza.
“Besoj gjatë javës (do të takohemi me Albin Kurtin), po kemi folur. Besoj gjatë javës, kur ta caktojmë vendin. Ne duhet të bisedojmë që të dalim nga kjo situatë. Si do të dalim nga kriza nëse nuk bisedojmë. Jam i interesuar që të bisedojmë edhe me krerët e tjerë politikë. Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri të një moment i zgjidhjes së kësaj situate”, tha Limaj.
Edhe kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, pasi siç u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.
“Ende nuk kemi diçka konkrete”. tha ajo para seancës së sotme.