DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve

27 Korrik 2025
A A
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas dështimit të marrëveshjeve politike për konstituimin e Kuvendit, tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, duhet të japë udhëzime të qarta për pasojat ligjore dhe hapat e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se marrëveshjet politike nuk u shfrytëzuan, ndërsa Nisma ka kontribuar për zhbllokimin e situatës. Limaj tha se tani çështja është mbyllur dhe po hyjmë në një realitet të ri.

“Nuk i shfrytëzuam marrëveshjet politike. Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet dhe pasojat juridike të këtij procesi. Ne kemi kontribuar për të ndihmuar në zhbllokim. Kjo tani është çështje e mbyllur dhe jemi në një realitet të ri”, ka thënë Limaj pasi dështoi përpjekja e 54-t për konstituim.

Ai shtoi se pret që Gjykata Kushtetuese të marrë parasysh interesin publik e shtetëror dhe të ndihmojë që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria.

“Jam i bindur se Kushtetuesja do të udhëzojë legjislativin që të mos përsëritet kjo situatë dhe të zgjidhet një herë e mirë çështja e konstituimit”, deklaroi Limaj.

Vendimi i Kushtetueses pritet deri më 8 gusht – kur përfundon afati i masës së përkohshme që u ndalon deputetëve të marrin vendime.

KATEGORITË

  • Botë (1 085)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 864)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com