Protestuesit e platformës “Liria Ka Emër” po kërkojnë nga lojtarët e Kombëtares së Kosovës, të njohur si “Dardanët”, që t’i bashkohen protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Kreshnik Sopi, nga këshilli i protestave, ka konfirmuar për klankosova.tv se disa prej anëtarëve të platformës “Liria Ka Emër” do të shkojnë në hotelin ku po qëndrojnë “Dardanët”, me kërkesën që futbollistët e Kombëtares t’i bashkohen protestës së sotme në Prishtinë.
Sopi ka bërë të ditur se këtë kërkesë ia kanë përcjellë Kombëtares edhe përmes emailit, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.
Ai ka shtuar se do të kërkojnë që, së paku, kapiteni i Kombëtares së Kosovës të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë.
