DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Liria ka emër”: Paraburgimi i gjatë i Thaçit dhe të tjerëve, shkelje e të drejtave të njeriut

10 Qershor 2025
A A
“Liria ka emër”: Paraburgimi i gjatë i Thaçit dhe të tjerëve, shkelje e të drejtave të njeriut
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma “Liria ka emër” mbajti një konferencë për media, ku shprehu shqetësimin për, siç u cilësua, shkeljet e të drejtave në gjykimin e drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ismail Tasholli tha se procesi gjyqësor ka devijuar nga standardet evropiane dhe bëri thirrje për rishqyrtim të procedurave, duke kërkuar drejtësi të paanshme dhe jo të bazuar në paragjykime.

“Jemi për të shprehur shqetësimin tonë në lidhje me shkeljet e drejtave në Gjykatën Speciale. Kosova e ka mbështetur themelimin e gjykatës me besimin e saj që do të përcillen me veprim të standardeve evropiane. Procesi që është zhvilluar ka qenë jashtë standardeve evropiane. Sot kur procesi po shkon drejt përfundimit jemi të bindur që këto shkelje duhet të evidentohen qartë, të ngrihet zëri i padrejtësisë. Të gjitha këto shkelje tregojnë që procesi ka devijuar. Kërkojmë të rishqyrtohen proceset dhe të garantohet që të veprohet në bazë të drejtësisë e jo në bazë të paragjykimit. Bëjmë thirrje shteteve financuese që të marrin përgjegjësitë e tyre që puna e gjykatës të përputhet me procesin e drejtësisë e jo të interesave personale”, tha ai.

Juristi Përparim Gruda nga PDK-ja tha se paraburgimi i gjatë i Hashim Thaçit dhe të tjerëve përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të Kushtetutës së Kosovës.
Ai theksoi se marrja e provave nga Serbia e vendos mbrojtjen në pozitë të pabarabartë dhe kërkoi ndaljen e kësaj praktike.

“Gjykata Speciale, e cila akuzon zotëri Thaçin e të tjerët është bërë në bazë të raportit të Dick Martin dhe sot jemi gati në fund të procesit dhe nuk ekziston asnjë fjali e shtëpisë së verdhë. Hashim Thaçi dhe të tjerët janë për më shumë se katër vjet në paraburgim e jo në burg, është e argumentuar që është shkelje e standardeve për të drejtave të njeriut, shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Është shqetësuese, sepse të gjithë kemi besuar që ka pasur për qëllim të garantohet që gjykimi do të mbetet brenda standardeve evropiane dhe nuk do të ketë ndërhyrje në drejtësi. Është zvarritje e tepruar. Shkelje është marrja e provave nga Serbia. Fakti që prokuroria ka akces të merr prova atje i bënë në pozicion të pabarabartë me mbrojtjen. Do të duhej të ndalej marrja e provave nga Serbia. Shkelja e katërt: e kemi pasur rastin e Sali Mustafës. Unë si jurist mendoj që shoqëria kosovare duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në punën e gjykatës”, tha Gruda.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 526)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com