DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lista Serbe i reagon Gërvallës: Gënjeshtër e pastër pretendimi se do ta mbështesim Kurtin, e përhapin për lojëra të brendshme

16 Prill 2025
A A
Lista Serbe i reagon Gërvallës: Gënjeshtër e pastër pretendimi se do ta mbështesim Kurtin, e përhapin për lojëra të brendshme
Share on FacebookShare on Twitter

Lista Serbe tha se është “gënjeshtër e pastër” pretendimi se disa deputetë të kësaj partie do të votonin për një Qeveri të mundshme të Kosovës, që do ta propozonte Lëvizja Vetëvendosje, siç paralajmëroi mbrëmë kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla Schwarz.

Sipas Listës Serbe, këto “gënjeshtra”, po i përhap LVV-ja, pasi ato, siç thuhet në reagim “duket se u shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme”.

“Duke pasur parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se mbështetja e paralajmëruar e pretenduar nga deputetët e Listës Serbe është një gënjeshtër e pastër. Ndoshta kjo është dëshira e tyre, një insinuatë apo diçka e tretë, por ne e përsërisim qartë dhe publikisht se kjo është e pavërtetë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

“Jemi absolutisht të sigurt se edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë të vetëdijshëm për këtë, por gënjeshtrat që ata përhapin duket se u shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme, prandaj i hedhim poshtë edhe publikisht”, thuhet tutje në reagim.

Lista Serbe u tha votuesve të saj se “nuk do t’i tradhtojë kurrë”.

“Me krenari dhe përgjegjësi e respektojmë secilën nga 40.000 votat që na i kanë dhënë bashkatdhetarët tanë në zgjedhjet e fundit, në mënyrë që të luftojmë për interesat e popullit serb brenda parlamentit në Prishtinë”, thuhet në reagim.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kishte folur për mundësinë që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë e re të Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurtin.

“Ekziston rreziku që ata kur e shohin që ne i kemi numrat të japin votën dhe ky rrezik na është komunikuar tash së voni”, ka thënë ajo në një intervistë për Tëvë1.

Një gjë e tillë, sipas Gërvallës, është mirë e menduar dhe shërben për ta “diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion”.

“Është një paralajmërim që mund të jetë një pjesë e tyre, mund të ketë një ndarje të Listës Serbe, që për të diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion japin votën të cilën nuk ua ka kërkuar askush dhe ne duhet ta përgatisim opinionin që një gjë e tillë mund të ndodh”, ka shtuar ajo.

Kryediplomatja kosovare ka mohuar në mënyrë kategorike çdo bashkëpunim eventual me Listën Serbe.

“Ne jemi shumë të qartë se me Listën Serbe nuk ka bashkëpunim, nuk ka sot, nuk ka pasur dje dhe nuk do të ketë nesër”.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 208)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com