DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lista Srpska i kërkon Sorensenit të jetë neutral në dialog, i thonë se Kurti me “vota të shqiptarëve ia dha mandatin Rashiqit”

19 Mars 2025
A A
Lista Srpska i kërkon Sorensenit të jetë neutral në dialog, i thonë se Kurti me “vota të shqiptarëve ia dha mandatin Rashiqit”
Share on FacebookShare on Twitter

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar një delegacion të Listës Srpska, të kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Zlatan Elek, sot në Prishtinë.

Në një komunikatë për media, Lista Srpska tha se gjatë takimit ia kanë theksuar Sorensenit “gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë”.

Kjo “gjendje e serbëve”, sipas partisë së mbështetur nga Beogradi, është si “pasojë e politikës antiserbe të regjimit në Prishtinë”.

Lista Srpska për më tepër në këtë takim pretendoi për sulme fizike ndaj qytetarëve serbë, përfshirë edhe fëmijë.

Po ashtu, kjo parti u ankua para emisarit europian se kryeministri Albin Kurti ia dha një mandat ministrit Nenad Rashiq me “vota të shqiptarëve”.

“Në takim u diskutua për shkeljen e të drejtave të popullit tonë, sulmet fizike ndaj qytetarëve, madje edhe fëmijëve, por edhe për shkeljen e të drejtave të popullit serb në zgjedhjet e fundit kur Kurti ia dha mandatin Nenad Rashiqit me votat e shqiptarëve, duke ia marrë atë nga duart e popullit serb”.

Kjo parti tha se ka kërkuar nga i dërguari i ri “që të jetë neutral dhe të bëjë gjithçka që është e mundur që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Sorensen po qëndron në Kosovë që tri ditë në vizitën e tij të parë zyrtare. Në ditën e parë ai ka takuar krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 073)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (976)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com