Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci foli rreth emocioneve për ndeshjen mbrëmë në Bratisllavë mes Kosovës dhe Sllovakisë, duel që “Dardanët” e fituan me rezultat 3:4.
Ndër tjera, ai tha se ka mbetur i mahnitur nga sllovakët, të cilët edhe pse humbën, ia uronin fitoren tifozëve kosovarë.
Lladrovci tha se gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk ka patur as incidentin më të vogël.
