ryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili në bazë të rezultateve preliminare nga KQZ ka fituar edhe një mandat të ri për udhëheqjen e komunës, ka falenderuar qytetarët për siç tha ai kontributin që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë shembullore në Drenas.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook tha se do të mbajnë një koktej për të festuar fitoren e partisë së tij “Për Drenasin Kampion” dhe qytetarëve që dhanë kontribut gjatë dhe pas luftës për shtetndërtim.
Ai paralajmëroi se do të hapet simbolikisht zyra ku ishte selia e degës së PDK-së në Drenas.
“Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve. Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në bazë të rezultateve preliminare, Lladrovci ka fituar 52.31% të votave duke mposhtur kandidatin e dytë në garë nga PDK, Petrit Hajdari i cili mori 37.31% të votave.