DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushaku-Sadriu e quan Pecin “shërbëtor” të Vetëvendosjes: Braktisi LDK-në për interesa personale

6 Maj 2025
A A
Lushaku: Kurti e ka dëshmuar që ishte përçarësi më i madh, qasja e tij arrogante i ka dëmtuar komunikimet politike
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka kritikuar LDK-në duke e cilësuar si një parti pa identitet dhe pa të drejtë për të ftuar partitë në bashkëpunime politike.

Në Debat Plus, Lushaku-Sadriu e ka quajtur Pecin “shërbëtor” të Vetëvendosjes, duke shtuar se ai kishte braktisur LDK-në për interesa personale për t’u bashkuar me një subjekt ideologjikisht të kundërt – Lëvizjen Vetëvendosje.

“Vërtetë është për keqardhje, qysh një deputeti i Kuvendit, që e ka braktisur LDK-në për çështje krejt interesash. Ka shkruar te një parti krejt e kundërt ideologjikisht, e majtë, iu ka bërë shërbëtorë.

Faton Peci për para se me fol për vlertat identitare të LDK-së, duhet me na tregu për kontratat super korruptive që i ka në tavolinë edhe prokuroria. Është mirë me i dallu kush ka të drejtë morale me fol për çka. Në këtë rast du vetëm me thënë që LDK-ja po tregon që ka kurajo për me qenë unifikuese dhe me dal përtej interesave partiake për adresuar një krizë politike. Përndryshe ne i kemi thënë një ‘JO’ të madhe Vetëvendosjes dhe çiftave të Faton pecit, që përdorin një gjuhë të tillë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Reagimi i saj erdhi pas deklaratave të Pecit.

“Kam përshtypje që kanë mbetë vetëm shkronjat, ndërsa është një subjekt i ri që quhet ‘Rruga e Re’. Është paradoksale me pretendu me marrë rol në rast se një kryeministër i ka 42.3% të votës dhe përfaqëson shumicën shqiptar”, ka thënë Peci ndër të tjera.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 517)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com