DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lutfi Haziri: Mos pritni koalicion LDK-LVV

25 Tetor 2025
A A
Haziri: Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, dështim total i Qeverisë “Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë kompromis politik që të perceptohet si “shitje e votës” lidhur me formimin e Qeverisë Kurti III.

Ai shtoi se për LDK-në çështja është e mbyllur, duke përjashtuar çdo befasi në qëndrimin e partisë ndaj votimit të qeverisë së re.

“’Qeveri të elefantëve’ nuk ka. Me vetë faktin që kanë arrit me iu afru dhe plotësua kërkesa deputetëve të pakicave joserbe, sepse janë plotësuar kërkesat deri sot – atëherë nuk përjashtohet mundësia që me deputetë të partive tjera me bë qeverinë. Për LDK-në është çështje e mbyllur, mos pritni, nuk ka befasi”, deklaroi ai.

Haziri deklaroi se asnjë parti nuk bënë “vetëvrasje politike” në mënyrë që të votohet qeveria e re.

“Ne jemi të përgjegjshëm, por natyrisht që jo kur të pamundësohet. Jam pamundësuar për ta ushtruar detyrën time. Unë si deputet nuk mundem ta pranoj – nëse kam vullnet politik dhe analizë me votu nesër qeverinë për një arsye sublime, por në momentin që votoj unë nga partia e parë së pari cilësohem si votë e bartur. Në perceptimin publik, çdo votë, çdo racionalitet quhet budallaki sot. Çdo votë me vullnet të mirë, me vullnet sublim për ta ndihmuar quhet shitje e votës. Askush nuk bën vetëvrasje politike për t’i bërë mirë kësaj Republike kur e di që është vetëvrasje politike”, tha ai.

Takimi i Kuvendit të Kosovës, i paraparë për të dielën, pritet të jetë vendimtar për formimin e institucioneve. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë publike ndonjë marrëveshje me partitë tjera, por insistojnë se po punojnë maksimalisht për sigurimin e numrave të nevojshëm për votim.

KATEGORITË

  • Botë (1 121)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 127)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (821)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com