DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Macron ia ndërpren fjalën Trumpit për ta korrigjuar rreth ndihmës së Evropës për Ukrainën

24 Shkurt 2025
A A
Macron ia ndërpren fjalën Trumpit për ta korrigjuar rreth ndihmës së Evropës për Ukrainën
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka ndërprerë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalës së tij para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Pas fjalës së Macron për ndihmën që Evropa i ka dhënë Ukrainës, Trump tha se Evropa po i jep hua paratë Ukrainës dhe se do t’i marrin paratë e tyre mbrapsht, duke u përpjekur kështu që të lidhë një paralele për marrëveshjen e re për minerale mes ShBA’së dhe Ukrainës, si kthim borxhi për ndihmën amerikane.

Në këtë moment, ndërhyu Macron duke e prekur me dorë Trumpin, dhe e korrigjoi.

“Jo, në fakt, për të qenë i sinqertë, ne kemi paguar. Ne kemi paguar 60% të përpjekjes totale. Ishte si ShBA: kredi, garanci, grante,” tha ai. “Ne kemi 230 miliardë dollarë asete të ngrira në Evropë, asete ruse. Por ky nuk është kolateral i një kredie sepse nuk janë pronë e jona. Kështu që ato janë të ngrira.”

Pas kësaj deklaratë, Trump iu drejtua gazetarëve duke thënë “Nëse e besoni këtë, është ok. Ata i marrin paratë e tyre, dhe ne jo. Por tani e bëjmë.”

KATEGORITË

  • Botë (1 094)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 347)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com