Një person i moshës 73-vjeçare e ka goditur me kmesë vëllanë e tij, i cili ishte dëmtuar në kokë.
Policia ka bërë të ditur se ai është arrestuar, ndërkaq bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetë, raporton Abcnews.al.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës, ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit”.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi Caf Kuka, 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.