DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Maqedonci flet për deklaratën që nxiti reagime: Nuk kam thënë se Franca nuk ka prodhime ushtarake

22 Shkurt 2025
A A
Sa vota mori në zgjedhje ministri i Kurtit që e krahasoi Kosovën me Francën?
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas shumë reagimesh në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë’’.

Ai ka deklaruar se Franca është një nga prodhuesit kryesorë në botë.

Megjithatë, ministri ka thënë se Kosova është në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit, përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt.

‘‘Unë asnjëherë nuk kam thënë se Franca nuk ka prodhime ushtarake. Patjetër që Franca është ndër prodhuesit kryesor në botë për prodhimin e shumë sistemeve ushtarake, pra të sistemeve të armatimit. Atë që e kam thënë po e ritheksoj prapë, që ne jemi në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit, përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt, e në këtë rast Franca është përmendur vetëm një nga shembujt.  Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve në vitin 1997 pra në fund të viteve të 90-ta, Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve të kalibrave 7.62 dhe 5.56 municione që tani do të prodhohen në Kosovë si rezultat i kontratës që kemi realizuar gjatë muajit dhjetor. ….  Dua të sqaroj që nga viti 2022 e deri tani ka debat të ashpër dhe debat të vazhdueshëm  në të gjitha strukturat e politike bërjes në Francë për riaktualizimin apo hapjen e një fabrike të municionit këto lloje të kalibrave në Francë kalibra shumë të nevojshëm për operacionalitetin e njësive ushtarake. Politika e SHBA-së në raport me vendet e BE-së ka ndryshuar kërkon nga partnerët qasje më serioze në aspektin e sigurisë kërkon më shumë angazhim më shumë investim kjo është çështja kryesore që është theksuar gjatë kësaj deklarate time në panel. Ne i kemi paraprirë gjithë asaj që po kërkon SHBA-ja për partnerët e tjerë dhe jemi në vazhdimësi në kërkim të mundësive të tjera të bashkëpunimit me SHBA-në si në aspektin e prokurimit të blerjeve pra ushtarake gjithashtu mundësitë që në të ardhmen të bashkëinvestojmë për prodhim dhe industri ushtarake në Kosovë”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 149)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 809)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (968)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com