DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë

26 Dhjetor 2025
A A
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në Kosovë. Sipas informatave të siguruara nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, procesi i votimit dhe përgatitjet për realizimin e tij, si për votimin fizik ashtu edhe për atë përmes postës, po zhvillohen me intensitet të shtuar.

Votimi fizik për qytetarët e Kosovës në Zvicër do të mbahet të shtunën, më 27 dhjetor 2025, në tre qendra votimi, në tri përfaqësitë diplomatike: Bernë, Cyrih dhe Gjenevë. Për këtë formë votimi janë regjistruar gjithsej 4’218 votues, prej të cilëve 2’114 në Cyrih, 1’053 në Bern dhe 1’051 në Gjenevë.

Pas përfundimit të votimit, kutitë e votimit do të bllombohen dhe do të ruhen në dhoma të sigurta, ndërsa transportimi i tyre për në Kosovë do të bëhet të hënën, më 29 dhjetor 2025.

Ndërkohë, interesimi më i madh është shënuar për votimin përmes postës. Në Zvicër për këtë formë janë regjistruar gjithsej 14’725 qytetarë.

“Deri dje në postfahun e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Bern kanë arritur 8’680 zarfe me vota. Nga këto, 8’000 zarfe janë tërhequr dje nga diplomatët e Ambasadës së Kosovës në Bern, në prani të tre komisionerëve nga partitë VV, PDK dhe LDK, dhe janë nisur menjëherë për në Kosovë me transportin zyrtar të KQZ-së.», ka bërë të ditur për albinfo.ch ambasadori kosovar, Mentor Latifi.

Ambasadori Latifi thekson se për shkak të festave të fundvitit dhe orarit festiv të postës zvicerane pas zgjedhjeve, pritet që një pjesë e zarfeve të mbetura të arrijnë me vonesë. Në rastin maksimal, bëhet fjalë për rreth 6’725 zarfe të tjera, të cilat do të tërhiqen më 5 janar 2026.

“Këto janë vetëm votat e mbetura që kanë arritur pas ditës së djeshme, pasi pjesa dërmuese e zarfeve tashmë është dërguar për në Kosovë”, ka sqaruar Latifi.

Kjo mobilizim i madh i diasporës në Zvicër dëshmon edhe një herë lidhjen e fortë të mërgatës me proceset demokratike dhe rëndësinë që ajo i kushton të ardhmes politike të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com