DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj

12 Korrik 2025
A A
“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj
Share on FacebookShare on Twitter

Kapitenja e Suedisë, Kosovare Asllani, kishte ndërmend ta mbante fanellën që veshi për paraqitjen e saj të 200-të në fitoren 1-0 të skuadrës së saj ndaj Danimarkës në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të Grave javën e kaluar, por lutjet e një gruaje nga tribunat derisa ajo po largohej nga fusha e shkatërruan këtë ide.

“Ajo ishte në moshën e nënës sime dhe mendova: ‘Nëse ajo vërtet e dëshiron, mund ta ketë’. Unë kam kaq shumë fanella në shtëpi gjithsesi”, u tha Asllani gazetarëve pasi skuadra e saj kaloi në raundet eliminuese pas një fitoreje 3-0 ndaj Polonisë të martën.

“Doja ta mbaja, por kur zëri i gruas tingëllonte kaq i dëshpëruar ndërsa thërriste, vendosa ta dhuroja”.

35-vjeçarja, prindërit e së cilës janë nga Kosova, tha se u habit pak kur dëgjoi tifozen duke e thirrur, e cila më pas u identifikua nga gazeta suedeze Expressen si një 60-vjeçare banore e Gjenevës nga Kosova me emrin Flora, shkruan Reuters.

“Ishte e këndëshme, e dija që ishte nga Kosova, më thirri në shqip. Ishte në moshën e nënës sime dhe shumë e ëmbël, e meritonte”, tha Asllani.

Tifozja tha se kapitenja suedeze ishte lojtarja e saj e preferuar dhe se kishte një plan për atë që donte të bënte me fanellën.

“Do ta marr fanellën me vete në Kosovë, nga janë prindërit e saj, për të ndarë gëzimin tim me tifozët e saj atje”, tha Flora.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 579)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com