Meliza Haradinaj që ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme gjatë Qeverisë Haradinaj, është angazhuar me punë nga presidentja Vjosa Osmani.
Haradinaj, e cila ka ditur të mbrojë qëndrimet e eksponentëve të pushtetit nëpër studiot televizive, tash do të jetë eksperte e Jashtme për Çështje Evropiane e Presidencës.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencë.
“Ajo është e angazhuar si eksperte e jashtme për çështje evropiane dhe jo këshilltare e presidentes”, ka sqaruar ai.