DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Memli Krasniqi nga Mitrovica: Ky është qyteti që nuk thyhet, nuk frikësohet e nuk blihet

8 Nëntor 2025
A A
Memli Krasniqi nga Mitrovica: Ky është qyteti që nuk thyhet, nuk frikësohet e nuk blihet
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbyllje të fushatës për balotazhin e nesërm, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbajtur një tubim në Mitrovicë, ku ka shprehur bindjen për fitoren e kandidatit të partisë për kryetar të komunës, Arian Tahiri.

Në një atmosferë që ai e përshkroi si “të jashtëzakonshme”, Krasniqi tha se mijëra qytetarë të Mitrovicës janë të bashkuar për ndryshim dhe për fitoren e Tahirit.

“Nesër, mijëra qytetarë të Mitrovicës, të udhëhequr nga një frymë e fortë bashkimi, besimi dhe shprese, do të dalin për të votuar Arian Tahirin si kryetarin e tyre të ardhshëm,” shkroi ai në rrjete sociale.

Krasniqi theksoi se Mitrovica është qyteti i krenarisë, i punës dhe i dinjitetit, duke përmendur figurat historike e politike që, sipas tij, përfaqësojnë shpirtin e qytetit:

“Ky është qyteti i Isa Boletinit e i Mehë Ukës, i Kadri Veselit e i Bedri Hamzës, dhe tash, qyteti që do t’i japë besimin e vet njërit prej djemve të saj më të mirë: Arian Tahirit.”

Kreu i PDK-së falënderoi qytetarët dhe aktivistët për angazhimin gjatë fushatës, si dhe ata që në raundin e parë kanë votuar subjekte të tjera, por që tani janë bashkuar për fitoren e kandidatit të PDK-së.

“Faleminderit nga zemra për këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Mitrovicë!” – përfundoi Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 439)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 007)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com