DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mentor Shala emërohet Drejtor Ekzekutiv i DTV Media

8 Korrik 2025
A A
Mentor Shala emërohet Drejtor Ekzekutiv i DTV Media
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së dhe një prej emrave më me përvojë në fushën e mediave në Kosovë, Mentor Shala, është emëruar sot zyrtarisht Drejtor Ekzekutiv i televizionit DTV Media.

Vendimi u bë i ditur nga Aksioneri kryesor i DTV Medias z.Ramiz Vitia, i cili ka theksuar se përvoja shumëvjeçare e Shalës në menaxhimin e mediave publike dhe private përbën një vlerë të shtuar për vizionin e ri të DTV Media drejt transformimit digjital dhe zgjerimit ndërkombëtar.

“Në një kohë sfiduese për median, kemi nevojë për lidership të guximshëm dhe me vizion të qartë. Mentor Shala sjell me vete jo vetëm përvojë, por edhe kredibilitet dhe profesionalizëm të dëshmuar,” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

“Jam i nderuar që i bashkohem DTV Media në një moment kyç të zhvillimit të saj. Do të angazhohem me përkushtim për të forcuar rolin e këtij rrjeti mediatik në treg, për të rritur cilësinë e përmbajtjes dhe për të hapur dyert drejt një audience më të gjerë, brenda dhe jashtë vendit.”

DTV Media është një prej televizioneve më të shikuara në vend dhe aktualisht po përgatit lançimin e disa projekteve të reja televizive dhe digjitale, si dhe shtrirjen më të thelluar në diasporë.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 453)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com