Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Milazim Vitija, ka dhënë një mesazh falënderues për qytetarët, teksa fushata zgjedhore po i afrohet fundit dhe dita e zgjedhjeve, 12 tetori, po afron.
Vitija tha se gjatë ditëve të fushatës ka takuar shumë qytetarë, ka dëgjuar kërkesa, ide e ankesa të vlefshme, dhe mbi të gjitha ka ndier përkrahje të madhe e besim.
“Gjatë këtyre ditëve kam takuar shumë njerëz, kam dëgjuar kërkesa, ankesa dhe ide të vlefshme, por mbi të gjitha kam marrë shumë përkrahje e besim.
Sot nuk jam vetëm kandidat për Asamble, pasi këtë po e bëj për herë të pestë, por si njeri që ka qenë pranë jush, duke bashkëndjerë, duke parë nga afër çdo sfidë e vështirësi dhe duke ju ndihmuar në tejkalimin e tyre,” ka deklaruar Vitija.
Ai falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke u bërë thirrje që më 12 tetor të dalin në votime dhe të përkrahin LDK-në me numrin 113, si dhe atë për Asamble Komunale me numrin 31.
💙 Milazim Vitija – Zëri i qytetarëve në Asamblenë e Prishtinës
🗳️ Voto LDK 113 | Voto 31 për Asamble