DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Milionat e “Planit të Rritjes” s’po i vijnë Kosovës për faj të politikës, BE: Jemi të shqetësuar që s’ka institucione e që po vonohet ratifikimi

14 Korrik 2025
A A
Milionat e “Planit të Rritjes” s’po i vijnë Kosovës për faj të politikës, BE: Jemi të shqetësuar që s’ka institucione e që po vonohet ratifikimi
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha shtetet e rajonit që kanë dorëzuar Agjendë të Reformave në kuadër të Planit miliardësh të Rritjes të Bashkimit Evropian kanë marrë tashmë pagesat e para, përveç Kosovës. Mungesa e një Kuvendi të ri ku do të ratifikohej marrëveshja me BE-në po mban peng nisjen e procedurave për të përfituar përqindjen e parë nga 880 milionë euro sa janë të destinuara për Kosovën.

Nga Bashkimi Evropian janë të shqetësuar për bllokadën politike që ka lënë Kosovën pa institucione të reja, gjë që automatikisht po e vonon edhe ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes me BE për milionat e Planit të Rritjes. Kështu ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Jemi të shqetësuar që institucionet ende nuk janë formuar, duke vonuar më tej ratifikimin e Marrëveshjeve të Huasë dhe Lehtësimit”, ka thënë ky zëdhënës i Komisionit Evropian.

Kosova mund të marrë përqindjen e parave në kuadër të parafinancimit sapo të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

“Kosova mbetet me të drejtë për të marrë parafinancimin sapo të ratifikohen marrëveshjet që lidhen me Lehtësimin e Reformës dhe Rritjes”, ka potencuar ky zëdhënës i KE-se.

Çdo ditë vonesë në finalizimin e kësaj marrëveshje me BE-në shkon në dëm të Kosovës. Duke qenë së Plani i Rritjes është një mekanizëm i paraprë për vitet 2024-2027, vazhdimi i bllokadës institucionale ia limiton Kosovës mundësinë për ta përdorur këtë instrument financiar dhe mundësitë që ofron në maksimum.

“Megjithatë, Reforma dhe Lehtësimi i Rritjes është një instrument me afat të kufizuar kohor i miratuar për periudhën 2024-2027 dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë sipas Planit të Rritjes, në dobi të popullsisë së saj.”, ka theksuar tutje ky zëdhënës i Komisionit për Express.

Vetëm pas miratimit në Kuvend dhe sigurimit që Kosova ka përmbushur edhe kushtet e tjera, mund të bëhet lëshimi i milionave të BE-së, përfundon ky zëdhënës.

“Vetëm atëherë, me kusht që të përmbushen të gjitha kushtet e tjera, mund të bëhet lëshimi i fondeve sipas Planit të Rritjes”.

Kosova është në bllokadë politike dhe pa institucione të reja, ndonëse zgjedhjet janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Lëvizja Vetëvendosje si parti që ka dalë e para vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit me çdo kusht, ndonëse nuk i kanë votat për diçka të tille. Partitë opozitare vazhdojnë të mos marrin pjesë në votim, ku kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, insiston të ndërrojë mënyrën e votimit, meqë e konsiderojnë si antikushtetuese.

Ndihmesë në zgjidhjen e bllokadës nuk ka dhënë as Gjykata Kushtetuese me aktvendimin e fundit, ku ka caktuar një afat kohor prej 30 ditësh për konstituim të Kuvendit, por s’ka treguar pasojat në rast se nuk respektohet ky afat. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në SHBA, ka paralajmëruar që do t’i drejtohet Kushtetueses për të sqaruar se çfarë ndodh pas kalimit të afatit 30 ditor.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 633)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com