DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ministria e Mbrojtjes: Jemi të përkushtuar që ta ngrisim në 1000 numrin e grave në ushtri

8 Mars 2025
A A
Ministria e Mbrojtjes: Jemi të përkushtuar që ta ngrisim në 1000 numrin e grave në ushtri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ua ka uruar të gjitha pjesëtareve të FSK-së, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një postimi në Facebook, nga Ministria kanë thënë se gjatë katërvjeçarit të ardhshëm janë të përkushtuar të ngrisin në 1000 numrine pjesëtareve gra në ushtri.

“Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që gjatë katërvjeçarit të ardhshëm të ngritë numrin e pjesëtareve gra në ushtri në 1000, dhe përtej përqindjes së pjesëmarrjes të garantoj ngritje profesionale për secilin pjesëtar të FSK-së, qoftë grua apo burrë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Postimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes ua uron të gjitha pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë ditë krahas rolit të pashembullt të nënës në jetën e secilit person, kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë për barazi gjinore por dhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht.

Ky muaj për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën për liri, demonstratat e 81-tës e Epopenë e UÇK-së. Në secilën etapë të rrugëtimit të popullit tonë për pavarësi kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi. Andaj sot e përjetësisht duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më, dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta.

Beteja për barazi shoqërore nënkupton dhe barazinë gjinore, është betejë nga më të vështirat, e në këtë duhet të kontribuojmë së bashku, gra e burra, që të mund të fitojmë harmoninë shoqërore.

Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që gjatë katërvjeçarit të ardhshëm të ngritë numrin e pjesëtareve gra në ushtri në 1000, dhe përtej përqindjes së pjesëmarrjes të garantoj ngritje profesionale për secilin pjesëtar të FSK-së, qoftë grua apo burrë.

Implementimi i politikave demokratike të bazuara në meritokraci dhe mbikqyrjen civile kanë për qëllim të përkrahin avancimin akademik e profesional të gruas në ushtri ashtu që kurrë të mos diskriminohen.

Vetëm duke punuar të gjithë së bashku mund të përmbushim objektivat tona për shtet të sigurt, shtet të së drejtës e barazisë.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 913)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com