Të paktën 606 persona janë vrarë në Iran që kur Izraeli nisi sulmin e tij më 13 qershor, përfshirë 107 vetëm të hënën.
Kjo sipas shifrave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit gjatë një takimi në Teheran, raporton CNN.
Ministria tha se 95 për qind e e viktimave humbën jetën në vendin e sulmeve, me të hënën që shënoi ditën më vdekjeprurëse të konfliktit.