DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

MINT publikon çmimet: Nafta deri në 1.55€, benzina deri në 1.32€ për litër në tregun vendor – Inspektimet po vazhdojnë

9 Mars 2026
A A
MINT publikon çmimet: Nafta deri në 1.55€, benzina deri në 1.32€ për litër në tregun vendor – Inspektimet po vazhdojnë
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se po vazhdojnë mbikëqyrjet intensive të tregut të derivateve të naftës, lidhur me zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave mbrojtëse.

IQMK bashkë me ATK-në po realizojn analiza të të dhënave lidur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.

“Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së shtunë (datë: 07.03.2026), ka qenë si në vijim:

1. Naftë (Dizel): 1.40 €/litër;

2. Benzinë: 1.14 €/litër;

Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor nga dita e shtunë e deri më tani, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:

1. Naftë (Dizel): nga 1.39 €/litër deri në 1.55 €/litër;

2. Benzinë: nga 1.27 €/litër deri në 1.32 €/litër;”, ka njoftuar MINT.

MINT më 4 mars të këtij viti ka vendosur marzhën tregtare maksimale të lejuar, 2 centë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka qenë në terren gjatë vikendit edhe gjatë ditëve të javës së kaluar, IQMT do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës e po ashtu edhe inspektimin në pajisje matëse, së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës. Kështu që në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, si mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi. Për çdo zhvillim të mëtejmë, qytetarët e Republikës së Kosovës do të njoftohet me kohë”, ka njoftuar MINT.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 439)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 010)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com