Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga verifikimet e deritanishme të njehsorëve elektrikë nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë, por janë konstatuar mospërputhje në datë dhe orë.
Sipas MINT, kontrollet po vazhdojnë në terren në bashkëpunim me Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas ankesave të shumta të konsumatorëve.
Ndërkohë, ndaj KEDS pritet të vendosen gjoba për njehsorët që kishin tejkaluar afatin e vlefshmërisë.
