DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Monitoruesit e DnV-së në terren për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

8 Nëntor 2025
A A
Monitoruesit e DnV-së në terren për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Share on FacebookShare on Twitter

Demokracia në Veprim përmes disa ekipeve monitoruese nëpër komuna, do të angazhohet në vëzhgimin e procesit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

DnV përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje subjekteve politike, përfaqësuesve të tyre, kandidatëve dhe mbështetësve në terren që të respektojnë rregullat dhe standardet zgjedhore, duke shmangur çdo formë ndërhyrjeje apo ndikimi të paligjshëm në procesin e votimit.

Gjithashtu, Demokracia në Veprim i bëri thirrje edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë organizim dhe menaxhim të rregullt e transparent të procesit, si dhe institucioneve përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së zgjedhjeve që të mundësojnë një ambient të qetë dhe të sigurt, ku qytetarët mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar lirshëm dhe pa presion.

“Kryetarët që do të zgjidhen nga ky proces do të udhëheqin komunat për katër vitet e ardhshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve përmes shërbimeve publike, zhvillimit urban, arsimit, mirëqenies sociale dhe prioriteteve zhvillimore në komunitetet lokale. Për këtë arsye, pjesëmarrja e qytetarëve në votim është thelbësore për të siguruar që drejtimi i komunave të reflektojë vullnetin dhe interesat e banorëve”.

“Zgjedhjet përbëjnë një moment kyç të pjesëmarrjes publike dhe të llogaridhënies demokratike, dhe roli i secilit qytetar është i rëndësishëm në forcimin e procesit dhe institucioneve të vendit”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 439)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 008)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com