DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Moska thotë se s’mund t’i pranojë propozimet e SHBA-së për Ukrainën në formën aktuale

1 Prill 2025
A A
Moska thotë se s’mund t’i pranojë propozimet e SHBA-së për Ukrainën në formën aktuale
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia nuk mund t’i pranojë propozimet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në formën e tyre aktuale, sepse ato nuk adresojnë problemet që Moska i konsideron si shkaktarë të konfliktit, ka thënë një diplomat i lartë rus, duke sugjeruar se bisedimet SHBA-Rusi për këtë temë kanë ngecur.

Komentet e zëvendësministrit të Jashtëm, Sergei Ryabkov sugjerojnë se Moska dhe Uashingtoni deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të kapërcejnë dallimet që presidenti, Vladimir Putin ka ngritur më shumë se dy javë më parë kur kishte deklaruar se propozimet e SHBA-së kishin nevojë për ripërpunim, raporton Reuters.

Komentet vijnë pasi presidentit të SHBA-së, Donald Trump duket se po i humbet durimi me atë që ai ka sugjeruar se mund të jetë zvarritëse për një marrëveshje më të gjerë me Moskën.

Trumpi ka deklaruar së fundmi se është “i zemëruar” me Putinin dhe ka folur për vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve që blejnë naftë ruse nëse mendon se Moska po bllokon një marrëveshje.

Ndërkaq, Ryabkov, një specialist në marrëdhëniet SHBA-Rusi, ka thënë se Moska nuk është ende e gatshme të ecë përpara me një marrëveshje.

“Ne i marrim shumë seriozisht modelet dhe zgjidhjet e propozuara nga amerikanët, por nuk mund t’i pranojmë të gjitha në formën e tanishme”, është cituar Ryabkov nga media shtetërore të ketë thënë për revistën ruse “International Affairs” në një intervistë të publikuar të martën.

KATEGORITË

  • Botë (977)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 378)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com