Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Temperaturat minimale parashihen të jenë mes 13 dhe 18 gradë celsius, maksimalet mes 28 dhe
33 gradë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit
Hidrometeorologjik të Kosovës.