Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të paradites, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar ngasësi i motoçikletës. Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut,” deklaroi Ahmeti.