Kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj ka mbajtur tubim në Shirokë.
Ai ka thënë se qytetarët treguan se janë gati për të ardhme më të mirë.
“Në Shirokë, qytetarët treguan qartë se janë gati për një të ardhme më të mirë, me vizion e vendosmëri”, ka thënë Muharremaj.
“Ky tubim ishte edhe një hap tjetër drejt fitores, që po e ndërtojmë bashkë”, ka thënë ai.
 
			 
    	