DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muharremi: Politikat aktuale të bujqësisë me do subvencione, niveli më primitiv i mundshëm

16 Mars 2025
A A
Muharremi: Politikat aktuale të bujqësisë me do subvencione, niveli më primitiv i mundshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Shenoll Muharremi kësaj here i bën një vështrim ecurive në bujqësi.

“Bujqësia është sport i vështirë. Pa një ekosistem funksional dhe zingjir të vlerës që e simulon prodhimin vendor është e pamundur. Politikat aktuale të bujqësisë me do subvencione është niveli më bazik dhe primitiv i mundshëm, sikur televizorët bardh e zi me llampa e pa tanzistorë dhe integrale.

Taksat janë rritur padrejtësisht kohën e fundit duke e rënduar edhe më shumë gjendjen. Rreth 300,000 persona janë larguar nga fshatërat nga regjistrimi i fundit, kanë migruar, duke krijuar një hendek të paprecedan me fuqinë puntore. Kjo gjithashtu se nuk ka pasur zhvillim rajonal me kriju kushte pune dhe jete jashtë qendrës së Kosovës ku është e koncentruar rreth 50% e ekonomisë.

Kjo politikë thelbësore e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe rajonal të balancuar duhet me u rishiku dhe rimodelu për me u adaptu dhe me u avancu në atë mënyrë që me e përkrahë peoaktivisht prodhuesin dhe investimet vendore.

Qe një shembull ku e kemi (nga fotot): është viti 7 i investimevve që kemi në këtë plantacion, kthimi në investime ende as 1% (prej 100%) mos të flasim për profit që edhe 5-6 vite nuk është në horizon. Kaq e vështirë është si sektor dhe me nevoja të shumta për financim sistematik. Me një kthim tepër të vonshëm që në kushtet dhe ekosistemin aktual në Kosovë, vështirë të përballohet. Ky nuk është problem individual privat, por i ekonomisë së Kosovës.

Pastaj po thuhet pse kemi importe dhe deficit mbi €5 miliardë në vit? Pse i humbim rreth 20 miliardë në një mandat qeveritar për katër vite nga deficiti tregtar në mallra? Në fund, është kjo që po shkruaj e shpjegon. Kjo për shkak se ambienti dhe ekosistemi nuk është në favor të prodhuesëve vendor. Politikat aktuale janë në fazën e foshnjës. Dmth më shumë kanë llogari me importu sesa me ble vendore marketet.

E paramendo tash pas gjithë investimit dhe mundit në vitin 8-9 me dalë ta kallë një idiot investimin vetëm se nuk funksionon sundimi i ligjit dhe drejtësia vonon shume, nuk ndëshkohesh”, shkroi në Facebook Shenoll Muharremi.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 005)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (974)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com