DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Mund të mos e kisha parë me vite”, momenti kur Trump gjen letrën e lënë nga Biden në sirtar

21 Janar 2025
A A
“Mund të mos e kisha parë me vite”, momenti kur Trump gjen letrën e lënë nga Biden në sirtar
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërsa firmoste një sërë urdhrash ekzekutivë dhe përgjigjej pyetjeve nga gazetarët në Zyrën Ovale, zbuloi një zarf të lënë nga paraardhësi i tij, Joe Biden, si pjesë e traditës presidenciale.

Një gazetar e pyeti Trump nëse kishte marrë ndonjë letër nga Biden. Presidenti hapi një nga sirtarët e tavolinës dhe gjeti një zarf me mbishkrimin “47,” një referencë për numrin e tij si presidenti i 47-të i SHBA-së.

“Faleminderit shumë. Mund të mos e kisha parë këtë për vite të tëra,” tha Trump, duke falënderuar gazetarin që e vuri në dijeni të letrës.

Gjatë bisedës, Trump sugjeroi me humor se ndoshta letra mund të lexohej përpara kamerave së bashku me gazetarët, por më pas tha se do t’i hidhte një sy paraprakisht për të marrë një vendim.

Ai theksoi se edhe vetë i kishte lënë një letër Biden-it në përfundim të mandatit të tij të mëparshëm, duke vazhduar kështu traditën që filloi në vitin 1989 nga Ronald Reagan.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Ju ka lënë Biden ndonjë letër?

Trump: Mund ta ketë lënë… A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. (Hap sirtarin) Oh, falemindërit Petër, mund të kishin kaluar vite pa e parë! Faleminderit

Gazetari: Mund ta lexosh çfarë shkruan jashtë saj?

Trump: Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Petër, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë!

Gazetari: Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e stafetës!

Trump: Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë!

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 905)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com