DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

13 Shkurt 2026
A A
Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka përsëritur atë që dje vetë kryeministri Kurti e ka thënë se pas votimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, do t’u vijë radha diskutimeve të kryeministrit Albin Kurti me subjektet politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Sa i përket çështjes së presidentit, kryeministri gjatë mbledhjes së djeshme e sqariu që pasi të mbyllën tre hapat emergjent, pra njëri nga ta pikërisht miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë afat skadence, ai është i gatshëm të ulet me subjektet e tjera politike në Kuvend dhe të diskutojë se si të gjendet zgjidhje për të ecur tutje. Nga dje deri më sot nuk besoj se ka ndërruar diçka, ai qëndrim vazhdon të jetë i njëjtë”, ka thënë Murati në një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten se tashmë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë të mërkurën, si hap i tretë është votimi i buxhetit 2026 dhe ai i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas kësaj, Kurti theksoi se është i gatshëm të nis kontaktet me partitë politike për çështjen e Presidentit.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe qeverisë mbrëmë, jemi në hapin e tretë, votimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”, tha Kurti.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 668)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (260)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com