Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka kujtuar se në vitin 2020, kur Qeveria Hoti u shpall e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ndonëse në opozitë, votoi buxhetin për vitin 2021 për të shmangur krizën institucionale dhe për të siguruar funksionimin e shtetit.
Murati tha se atëkohë VV vendosi interesin shtetëror mbi atë partiak.
Ai kritikoi opozitën aktuale, duke thënë se tani është radha e tyre të veprojnë me të njëjtin përgjegjësim dhe të votojnë një sërë dokumentesh të rëndësishme: Buxhetin 2026, buxhetet për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun, buxhetin e RTK-së, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet me Bankën Botërore.
Sipas Muratit, bllokimi i këtyre proceseve do të dëmtonte interesat e vendit.
Shkrimi i plotë:
