DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Musliu kërkon protesta të pandalshme gjithëpopullore në Prishtinë e Bruksel: Koha është për veprim

16 Korrik 2025
A A
Musliu kërkon protesta të pandalshme gjithëpopullore në Prishtinë e Bruksel: Koha është për veprim
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar fillimin protestave popullore kundër Gjykatës Speciale.

Ajo ka bërë me dije se organizimi i këtyre protestave duhet të bëhet në Prishtinë dhe Bruksel.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se tani është koha për veprim.

“Përgjigja jonë duhet të jetë protesta të pandalshme popullore në Kosovë dhe në Bruksel. Çdo qasje tjetër është hipokrizi dhe na bënë bashke akuzues: Mos na e mbyllni gojën me parullat: “Rrini urtë se i dëmtojmë!” apo “Heshtni se kuptohet si ndërhyrje në drejtësi!” Kjo qasje është hipokrizi e pastër dhe çon ujë vetëm në mullirin e kundërshtarëve të djemve të UÇK-së. Që nga dita e parë, Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ka deklaruar qartë se objektivi i saj kryesor është të vazhdojë proceset e UNMIK-ut dhe EULEX-it për të përndjekur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për të ndalur këtë gjykatë.

“Fakti i patjetërsueshëm ishte se Kosova nuk mbante asnjë përgjegjësi për shndërrimin e një rezolute politike të Këshillit të Evropës, bazuar në një raport fiktiv të financuar nga shteti serb, në një lak për historinë dhe luftën e saj të lavdishme çlirimtare. Ky fakt u hesht me qëllim. Ne sot mund të flasim shumë, por pyetja kryesore që duhet të shtrojmë është: Ku janë institucionet e Republikës së Kosovës. Çfarë bëri qeveria e Republikës së Kosovës përballë zhvillimeve në Gjykatën Speciale? Dhe sikur të mos mjaftonte dështimi i deritashëm, sot Kosova qëndron pa qeveri, pa institucione dhe pa agjendë. Mos vallë edhe ky ngërç institucional është i sponsorizuar nga të njëjtit donatorë sikurse edhe Gjykata Speciale”, ka shkruar Musliu.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 705)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com