DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Musliu: Kosova në kurth të Albin Kurthit

28 Maj 2025
A A
Musliu, Kurtit: Ule kryet – aleancat nuk krijohen përmes arrogancës
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka reaguar pas situatës së krijuar sa i përket moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.

Musliu ka thënë se Kosova po humbet kohë dhe se ka mbetur peng i një lideri që refuzon të bashkëpunojë, të dëgjojë dhe të ndryshojë.

“Kosova nuk ka nevojë për një tribunë. Ka nevojë për udhëheqje që ndan pushtetin, ndërton ura dhe e vendos shtetin para egos. As si politikbërës, as si qytetarë, nuk duhet të rrimë duarkryq përballë një njeriu që po shkatërron çdo mundësi për zhvillim, paqe dhe integrim. Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT. Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë i Musliut:

KOSOVA NË KURTH TË ALBIN KURTHIT

Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një skenë teatri.

Rolet janë të ndara:

PDK, LDK, AAK me konferenca për shtyp në njërën anë;

Vetëvendosje, Alternativa dhe Guxo, si duartrokitës të verbër të liderit suprem, në anën tjetër.

Nuk ka më debat të vërtetë politik. Ka vetëm monolog.

Në vend të transparencës dhe vendimmarrjes, kemi improvizim.

Në vend të përgjegjësisë, kemi tallje me besimin e qytetarëve.

Në vend të dialogut, kemi arrogancë dhe përçarje.

Kosova po humbet kohë.

Ajo ka mbetur peng i një lideri partiak që refuzon të bashkëpunojë, të dëgjojë dhe të ndryshojë.

Një lider që e quan veten “shpëtimtar”, dhe të gjithë të tjerët “pengues”.

Kosova nuk ka nevojë për një tribunë.

Ka nevojë për udhëheqje që ndan pushtetin, ndërton ura dhe e vendos shtetin para egos.

As si politikbërës, as si qytetarë, nuk duhet të rrimë duarkryq përballë një njeriu që po shkatërron çdo mundësi për zhvillim, paqe dhe integrim.

Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT.

Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës.

Aktivizmi qytetar nuk matet me votë njëherë në katër vjet.

As vetëm me konferenca për shtyp njëherë në javë.

Matet me zë, qëndrim, veprim dhe reagim të vazhdueshëm.

Nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë!

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 906)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com