Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se pas 8 muajve të humbura për lojërat politike, sot gënjeshtra e Kurtit doli lakuriq para gjithë botës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se se do të përmbyllet siç thotë ai kjo periudhë e errët e shtetit, dhe do të vijnë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë.
Postimi i tij i plotë:
Pas 4 vitesh zero punë, mashtrime e dështime plot. Pas 8 muajve të humbur për lojërat e tyre politike. Sot gënjeshtra doli lakuriq para gjithë botës: s’i kanë numrat për ta bërë Qeverinë.
Kur shkatërron ekonominë, miqësitë strategjike, shëndetësinë, arsimin dhe besimin me përfaqësuesit politik; kur secilin e akuzon si tradhëtar, bashkëpunëtor serbie, e kriminel; kur secilit i kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim, s’të mbetet askush për partner. “Trimi i mirë me shokë shumë” s’vleu kurrë për ta.
Pas shtrëngatës, del Dielli. Kalon e përmbyllet kjo periudhë e errët e shtetit tonë. Do të vinë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë, arsimin e shëndetësinë e mbi të gjitha, i dhënë rinisë arsye për të mos ikur.
Mirupafshim në anën e ndritshme të Kosovës, së shpejti
