DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nafta 1.82 euro” – Berjani: Kosova me çmimet më të lira në rajon për derivate, kur nisi lufta në Ukrainë ishin më lartë

31 Mars 2026
A A
Lirimi i karburantëve: Litri i naftës ka gjasë të bie në 1 euro
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në tregun e derivateve, ku sipas tij Kosova vazhdon të ketë çmime më të lira se vendet fqinje.

Në një prononcim Berjani ka kujtuar se periudha më kritike për çmimet ishte fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa aktualisht situata paraqitet më e stabilizuar për xhepin e qytetarëve tanë.

“Qytetarët tanë po shërbehen me çmimet më të lira në rajon,” u shpreh Berjani, duke shtuar se parashikimi për ditët në vijim është i vështirë për shkak të lëvizjeve të paparashikueshme në bursa.

Sipas Berjanit, çmimet me pakicë që po aplikohen sot nëpër pikat e karburantit janë: Dizelli: Nga 1.74 euro deri në 1.82 euro ndërsa benzina: Nga 1.40 euro deri në 1.44 euro

Ai bëri të ditur se çmimi furnizues me shumicë gjatë ditës së premte ka qenë 1.74 euro.

I pyetur se kur mund të pritet një rënie më e ndjeshme e çmimeve, kreu i naftarëve vuri theksin te situata gjeopolitike.

Sipas tij, stabilizimi i plotë dhe ulja e çmimeve varet direkt nga ndërprerja e tensioneve dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, të cilat po mbajnë nën presion tregjet ndërkombëtare.

“Nuk mund të paragjykoj se çfarë çmimesh do të kemi në ditët në vijim, pasi ka lëvizje të mëdha në bursa dhe në tregjet ndërkombëtare,” tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 496)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 882)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (281)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com