Naim Murseli po vazhdon intervistimin në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Ai ka pranuar sot për herë të parë se nuk ka qenë i sinqertë në deklarimet e tij të para lidhur me raportin me bashkëshorten.
Sipas tij, për shkak të presionit nga policia, ai e kishte përmendur çështjen e tradhtisë nga Liridona.
“Për shkak të presionit të policisë nuk kam qenë i sinqertë gjatë deklaratës. Kam improvizuar në pjesën ku kam thënë se Liridona më ka tradhtuar,” ka deklaruar Murseli.
