Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ishte i ftuar në emisioni N’pikë në televizionin DTV.
Hasani në këtë emision foli edhe për Donika Gërvallën, minsitren e Punëve të Jashtme të Kosovës në Qeverinë Kurti.
Ish-deputeti duke folur për Gjykatën Speciale, dëshmitë e dërguara atje dhe procesin i cili po ndodh, nuk ka lënë pa përmendur edhe ministren Gërvalla.
Ai thotë se është turp me qenë çika e Jusuf Gërvallës e me çu dosje në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.
Hasani tutje ka folur edhe për fjalimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Kuvendin e Kosovës, ku foli për krerët e UÇK-së, të cilët po akuzohen në Hagë.
Hasani ka kritikaur edhe qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkesën e tyre për të votuar e marrë 500 mijë vota, teksa shton se LVV-ja nuk do të marrë as 30%.
Më poshtë video e plotë: