“Votojeni ligjin për UÇK-në, nuk kemi kohë të presim” – kjo ishte thirrja që u bë sonte nga sheshi i Prishtinës, ku po vazhdon protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Nga protesta, Çlirim Haziri i është drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të votohet ligji për Specialen dhe duke thënë se Kosova nuk do të jetë e qetë pa u mbrojtur UÇK-ja.
‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK’së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin për UÇK’në, se nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qet pa e mbrojt UÇK’në, lavdi dëshmorëve e UÇK’së. “, tha ai.
