DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

27 Prill 2025
A A
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar sot Çelësin e Qytetit aktivistes për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq, për rolin e saj në dokumentin e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

Rama vlerësoi lart figurën e Kandiq duke shtuar se ajo ka kaluar mbi tri dekada duke dokumentuar krimet dhe duke punuar për t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë.

Ai theksoi se me këtë akt simbolik duan t’i shprehin falënderimet ndaj saj për mbrojtjen e së vërtetës dhe drejtësisë.

“Zonja Kandiq ka kaluar mbi tri dekada duke dokumentuar krimet e luftës të kryera midis viteve 1992-1999 në ish-Jugosllavi. Ajo themeloi Fondin për të Drejtën Humanitare, dhe punoi edhe për t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë. Madje edhe kur kjo nënkuptonte se duhej thënë e vërteta e hidhur edhe për bashkëkombësit e saj. Sot, me këtë akt simbolik, dua t’i shpreh falënderimin tonë të thellë kësaj gruaje që ia kushtoi jetën mbrojtjes së të vërtetës dhe drejtësisë me përkushtim të admirueshëm. Puna e zonjës Kandiq shpesh përkundër kërcënimeve dhe vështirësive të mëdha i ka kapërcyer kufijtë etnikë dhe kombëtarë, duke i nderuar të gjitha viktimat e së kaluarës. Pikërisht për këtë kryeqyteti Prishtina vendosi ta nderojë me Çelësin e Qytetit të Prishtinës, sot kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve,” ka thënë Rama.

Aktivistja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq theksoi se ndjehet e nderuar për dhurimin e Çelësit të Qytetit të Prishtinës.

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 27 prill, të gjithë kemi marrë veprime që të zbulohen krimet që janë shkaktuar. Dita e sotme do të jetë ditë që do t’i përkujtojmë viktimat, por do të mbajmë lule për ta. Kam menduar se ditën e sotme si do ta marrë këtë Çelës të Qytetit të Prishtinës”, ka thënë Kandiq.

Ndryshe, Kandiq gjatë gjithë luftës në Kosovë udhëtoi nëpër Serbi, duke ofruar informacione për shkeljet e të drejtave të njeriut që po kryheshin nga policia dhe ushtria serbe.

Ajo dhe stafi i saj u kërcënuan në mënyrë anonime për punën e tyre dhe zyra e tyre ishte lyer me një svastikë dhe mesazhin “spiunët e NATO-s”, shkruan KP.

Provat që ajo mblodhi u përdorën më vonë në përgatitjen e aktakuzave nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë .

Kandiq është fituese e më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të drejtat e njeriut.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (2)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 779)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com