DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

NATO flet për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

22 Mars 2025
A A
Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon
Share on FacebookShare on Twitter

NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua pak ditë më parë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, kështu ka thënë për të përditshmen malazeze “Vijesti” një zyrtar i NATO-s, i cili nuk deshi të identifikohet me emër.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh marrëveshjen Aleanca Veriatlantike, anëtarë të së cilës janë Shqipëria dhe Kroacia, dhe nëse nënshkrimi i dokumentit tregon për dobësim të besimit në Aleancë, ai tha se deklarata përfaqëson një marrëveshje trepalëshe midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Ne jemi të njohur me të, por NATO si organizatë nuk është pjesëmarrëse në të, prandaj nuk ka pasur asnjë rol në procesin e konsultimit. Për çdo koment shtesë lidhur me këtë, ju drejtoj tek institucionet në Kosovë, si dhe tek autoritetet e Shqipërisë dhe Kroacisë”, tha zyrtari i NATO-s.

Ky zyrtar thekson se Shqipëria dhe Kroacia kanë kontribuar për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor për shumë vite, duke përfshirë edhe angazhimin e tyre në kuadër të misionit të NATO-s KFOR në Kosovë.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshjen më 18 mars në Tiranë, gjatë një vizite të ministrit Ejup Maqedonci dhe atij kroat të mbrojtjes, Ivan Anushiq. Deklarata, siç u tha nga ministritë përkatëse të Mbrojtjes, thekson rëndësinë e “një përgjigjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit”.

KATEGORITË

  • Botë (1 151)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 122)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (148)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (978)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com