Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Nazmi Osmanaj, ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor të marrin pjesë në zgjedhje dhe të japin votën për një Prishtinë më të ndritshme, më të zhvilluar dhe më afër qytetarëve.
Në një mesazh mobilizues, Osmanaj u shpreh se zëri i secilit qytetar ka peshë, dhe se është momenti që Prishtina të udhëhiqet nga vizioni, puna dhe përgjegjësia.
“12 tetori po afrohet! Mos e lini zërin tuaj pa u dëgjuar. Këtë javë mendoni për të ardhmen e Prishtinës – bashkë sjellim Dritë për Prishtinën!”, – theksoi Nazmi Osmanaj.
Ai ftoi qytetarët që të votojnë për Bekë Berishën – AAK, nr. 174 për kryetar të Prishtinës dhe për Nazmi Osmanajn – nr. 37 për Asamble, duke u zotuar për përfaqësim dinjitoz dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.
“Bashkë për Dritën e Prishtinës! Voto 174 ✅ Voto 37 ✅”, përfundoi ai.