Familja Balaj gjatë ditës së sotme ka marr lajmin e hidhur për vdekjen e më të dashurit të tyre, profesorit Qaush Balaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij përmes njoftimi në Facebook.
Balaj ishte njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Istog dhe njërit nga veprimtarët e shquar të lëvizjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.
Ai kishte një karrierë të gjatë jetësore, për shumë vite shërbeu si profesor i matematikës, drejtor i shkollës në Zallq, anëtar i Kuvendit Komunal për disa mandate, Kryesues i Kuvendit Komunal në Istog dhe më pas zëvendësministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në të cilat pozita shërbeu me përkushtim, nder e dinjitet.