DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta tenori Dhimitër Dushi, një figurë e shquar e muzikës shqiptare

17 Prill 2025
A A
Ndahet nga jeta tenori Dhimitër Dushi, një figurë e shquar e muzikës shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e mërkurë është ndarë nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, tenori Dhimitër Dushi – një prej figurave më të njohura të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore shqiptare. Ai lindi më 7 tetor 1947 në lagjen karakteristike Mangalem të Beratit.

Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1976, Dhimitri nisi punën në Estradën Profesioniste të Beratit, duke u bërë një ndër emrat më të dashur të publikut vendas. Me hapjen e shkollës së mesme artistike “Ajet Xhindole”, ai u emërua mësues në degën e kantos, ku për vite me radhë formoi breza të rinj këngëtarësh deri në daljen e tij në pension.

Karriera e Dhimitër Dushit është një pasuri e vërtetë për muzikën shqiptare, me mbi 600 interpretime që përfshijnë arie të klasikëve të mëdhenj botërorë, këngë të muzikës së lehtë dhe, në vitet e fundit, këngë popullore të repertorit beratase. Ai ka marrë pjesë në 8 Festivale Kombëtare të Këngës në RTSH, në Festivalet Folklorike Kombëtare në Gjirokastër, në Festivalet e Këngës Qytetare, si dhe në turne ndërkombëtare në Greqi, Turqi, Itali, Kroaci, Kosovë e më gjerë.

Edhe pas daljes në pension, zëri i Dhimitrit nuk pushoi së ngjalluri emocion, ai vazhdoi të këndojë në çdo aktivitet ku thirrej, duke dëshmuar dashurinë e tij të thellë për artin dhe publikun.

Për kontributin e tij të çmuar, Dhimitri është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medaljen “Naim Frashëri” dhe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Beratit.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 584)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com