DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e autostradës mbi zonën industriale të Fushë Kosovës

10 Qershor 2025
A A
Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e autostradës mbi zonën industriale të Fushë Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Infrastukturës ka njoftuar se zv/ministri Hysen Durmishi ka nënshkruar sot një vendim përmes të cilit ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë nga data 9 qershor deri në njoftimin e radhës.

“Ju njoftojmë se përmes një vendimi të nënshkruar nga zëvendësministri I Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të nënshkruar sot, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në autostradaën “Ibrahim Rugova” , në segmentin e saj R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë, sipas hartës ( segmenti mbi zonën industriale të Fushë Kosovës), që nga data 09.06.2025 deri në njoftimin e radhës (120 ditë kalendarike). Vendimi hynë në fuqi sot-ditën e nënshkrimit.”

Në njoftim thuhet se punimet do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU që kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e kësaj autostrade me qëllim që të vendosen barrierat akustike.

“Punimet në këtë segment do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU, të cilët kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e këtij segmenti të kësaj autostrade me qëllim të vendosjes së barrierave akustike. Punimet në fjalë do të kryhen nga ana e kompanive “MAK CONTRUZIONI”srl dhe “VIA “SH.P.K. Këto kompani do të ndërmarrin të gjitha veprimet për vendosjen e sinjalizimit, të nevojshëm sipas planit të menaxhimit të trafikut për mbylljen dhe devijimin e qarkullimit rrugor duke bashkëpunuar me Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve –MMPHI, dhe Policinë e Kosovës për të krijuar kushte të sigurta për pjesëmarrësit në trafik. Trafiku do të zhvillohet bazuar në planin e caktuar nga KFOR-i, luten të gjithë qytetarët për kujdes dhe mirëkuptim.”

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 526)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com