Njësiti policor në fshatin Bubë të Zubin Potokut ka ndalur të enjten pasdite një veturë me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin.
Bëhet e ditur se është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.