Pak javë pas marrëveshjes për Ligjin për të Huajt, zyrtarë të lartë të Bashkimi Evropian dhe vendeve të QUINT-it vizituan Mitrovicën e Veriut për t’u njohur me procedurat në Zyrën për Regjistrimin Civil.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, Eva Palatova, bëri thirrje që banorët të shfrytëzojnë marrëveshjen dhe garantoi angazhimin e BE-së për zbatimin e saj.
